Sekretari i MI në kohën e Abdixhikut riemërohet në këtë pozitë me propozim të Abrashit

  • E.K /
  • 22 June 2020 - 15:37
 Sekretari i MI në kohën e Abdixhikut riemërohet në këtë pozitë me propozim të Abrashit

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për emërimin e Izedin Bytyqit, sekretar në Ministrinë e Infrastrukturës.

Kjo është bërë me propozimin e Ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashit.

“Duke marrë parasysh edhe vlerësimet vjetorë të performancës së z.Idezin Bytyqit në ish’ministrinë e Infrastruktruës dhe Ambientit , kërkoj nga jo aprovimin për ricaktimin e tij si sekretar në Minsitrinë e Infrastruktruës”, ka thënë Abrashi.

Ky propozim ka marrë vota unanim në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Izedin Bytyqi ishte emëruar sekretar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, gjatë kohës sa këtë dikaster e kishte udhëhequr Lumir Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)