Qeveria rikthen Burim Rrecin si sekretar në MTI

  • E.K /
  • 22 June 2020 - 15:52
 Qeveria rikthen Burim Rrecin si sekretar në MTI

Qeveria e Kosovës ka vendosur sot që të kthejë në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të Minstrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Burim Rrecin.

Kjo u bë me propozim të Ministrit të Tregëtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqit.

“Në emër të minsitrisë, për riemërimin e z.Burim Rreci në pozitën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Tregëtisë, duhet të kthehet dhe të vazhdojë punën brenda mandatit ligjor. Bazuar në rregullore, për fushat e përgjegjësisë administrative, ministria është e pavarur dhe duhet të kthehet sekretari i saj pasi që pushojnë arsyet për listë teprizë për z.Burim Rrecaj. Kërkojmë me mirësjellje që këtë vendim ta shqyrtoni dhe votoni në këtë mbledhje të Qeverisë”, ka thënë Krasniqi para ministrave.

Për kthimin e tij në këtë pozitë është vendosur me votë unanime në Qeveri.

Kujtojmë që Rreci ishte suspenduar nga puna për ndërhyrje në grante e tenderë.

I njejti kishte pasur edhe një përplasje fizike me Arian Krasniqin, që është djalë i vëllait të Jakup Krasniqit, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, gjatë kohës sa kjo ministri udhëhiqej nga Endrit Shala.

(Kosova Sot Online)