Qeveria emëron një ekip prej 21 anëtarësh që do t’i japë rekomandime për luftën kundër COVID-19

  • E.K /
  • 22 June 2020 - 17:44
 Qeveria emëron një ekip prej 21 anëtarësh që do t’i japë rekomandime për luftën kundër COVID-19

Qeveria e Kosovës, në krye me Avdullah Hotin, sot ka mbajtur mbledhjen e shtatë, në të cilën ka marrë vendim për themelimin e Komisionit Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj COVID-19.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se kryesues i këtij bordi do të jetë Visar Berisha, i cili është edhe këshilltar i kryeministrit, derisa anëtarë do të jenë: Pleurat Sejdiu, Naser Rrustemi, Fitim Havolli, Blerim Kamberi, Arianit Jakupi, Naser Ramadani, Lul Raka, Lindita Ajazaj-Berisha, Valbon Krasniqi, Dukagjin Zogaj, Naser Syla, Lulzim Emini, Burim Neziri, Rinë Limani, Burim Seferi, Iliriana Bajraktari dhe nga një përfaqësues nga Shoqata e Pulmologëve, Shoqata e Transfuzionologëve, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve dhe nga Kolegjiumi i Drejtorëve të Shëndetësisë në Komuna.

“Komisioni i Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj SarS CoV2 – COVID-19, ka për qëllim të shqyrtojë dhe informojë Qeverinë për çështje të caktuara në lidhje më SarS CoV2 – COVID-19 dhe të këshillojë dhe t’i propozojë Qeverisë ndërmarrjen e veprimeve përkatëse për luftimin dhe përballje me SarS CoV2 – COVID-19”, thuhet në komunikatën e ZKM’së

(Kosova Sot Online)