Një ditë pas zgjedhjeve, Lajçak shkon në Beograd

  • E.K /
  • 22 June 2020 - 18:07
 Një ditë pas zgjedhjeve, Lajçak shkon në Beograd

Një ditë pasi Serbia mbajti zgjedhjet parlamentare, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak, ka mbërritur në Beograd.

Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, që javën e kaluar pati vizitë disaditore në Prishtinë, mbërriti në Beograd rreth orës 17:30, dhe u përshëndet në aeroportin “Nikola Tesla” nga Ministrja për Integrime Evropiane, Jadranka Joksimovic.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Lajçak do të takohen në orën 6 pasdite dhe pas takimit, është planifikuar një konferencë për media.

(Kosova Sot Online)