Viola von Cramon: Zgjedhjet në Serbi nuk ishin të drejta

  • E.K /
  • 22 June 2020 - 23:05
 Viola von Cramon: Zgjedhjet në Serbi nuk ishin të drejta

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka deklaruar sot frikësimi i opozitës nga pushteti i presidentit Aleksandar Vuçiq dëshmon se në Serbia ka mungesë të demokracisë dhe se zgjedhjet e djeshme parlamentare si të tilla nuk ishin të drejta.

Serbia ka mbajtur zgjedhjet e saj kombëtare dhe komunale më 21 qershor, pasi ato u shtynë për shkak të pandemisë.

Shumica e partive opozitare kanë bojkotuar zgjedhjet, derisa rezultatet preliminare tregojnë për një fitore bindëse të partisë SNS të Aleksandar Vuçiq, me vetëm një parti opozitare dhe disa lista të pakicave të cilat do të jenë të pranishme në Kuvend.

Viola von Cramon-Taubadel, raportuese ‘në hije’ për Serbinë nga grupi i Gjelbërve EFA ka komentuar në lidhje me rezultatet.

“Shumë përpara zgjedhjeve të djeshme u bë e qartë se zgjedhjet serbe nuk i arrijnë standardet themelore demokratike. Partia në pushtet ka përdorur burimet shtetërore si të vetat; peizazhi mediatik nuk lejonte një debat të vërtetë, ngacmimi dhe frikësimi i politikanëve të opozitës nuk bënë të mundur zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Bojkoti shkaktoi një situatë ku fituesi ishte i qartë para se të fillonin zgjedhjet”, ka thënë ajo.

Von Cramon ka theksuar se BE nuk ka ngritur shqetësimet e tij gjatë viteve të kaluara, duke lejuar që demokracia të ngecën në Serbi. Ajo ka shtuar se politikanë të rangut të lartë të Partisë Evropiane të Popullit kanë qenë madje duke mbështetur aktivisht Vuçiq dhe e lavdëruan për punën e tij.

“Ne duam një Serbi demokratike. Në këto rrethana, kur demokracia serbe është në formën e saj aktuale, vendi nuk mund të anëtarësohet në BE. Institucionet evropiane kanë mundësinë dhe obligimin të kërkojnë nga Serbia të kryejë reforma domethënëse. Ne, anëtarët e grupit të Gjelbërve / EFA duam një Serbi demokratike, e cila është anëtare e BE. Është koha që partitë dhe institucionet e tjera të BE-së të vendosin se çfarë lloji të Serbisë duan të shohin,” ka thënë Von Cramon.

(Kosova Sot Online)