Trinjakët e porsalindur rezultojnë pozitivë me koronavirus, rasti i rrallë mbulohet me mister. Ja çfarë dyshohet

  • G.G /
  • 23 June 2020 - 15:20
Trinjakët e porsalindur rezultojnë pozitivë me koronavirus, rasti i rrallë mbulohet me mister. Ja çfarë dyshohet

Trinjakët e porsalindur në Meksikë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Sipas autoriteteve lokale ky është një rast i rrallë.

Ekspertët mjekësorë po hetojnë nëse sëmundja ka kaluar përmes placentës së nënës tek foshnjat gjatë shtatzënisë.

Dy prej foshnjave, një vajzë dhe një djalë, janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore në një spital në San Luis Potosí.

Ndërsa fëmija i tretë, një djalë, është vendosur në respirator.

Një zëdhënës i Komitetit të Sigurisë Shëndetësore në vend tha se ky është një rast i rrallë dhe nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të botës ndaj do hetohet.

Një numër i vogël foshnjash të porsalindura janë infektuar me koronavirus pas lindjes, por zyrtarët shëndetësore nuk besojnë se kjo ka ndodhur në këtë rast.

“Është e pamundur të jenë infektuar në momentin e lindjes,”- tha Monica Liliana Rangel Martinez.

Prindërit u janë nënshtruar testit për të parë nëse janë pozitivë, pasi mjekët dyshojnë se mund të jenë asimptomatik.

Në Meksikë janë regjistruar më shumë se 185.000 raste me koronavirus dhe 22.584 vdekje deri tani.

Trinjakët, të lindur para kohe në 17 qershor në Meksikë, dolën  pozitivë me koronavirus në ditën e lindjes së tyre.

(Kosova Sot Online)