Deputetët pinë duhan në Kuvend, Osmani i kërcënon me denoncim në inspektorat

  • E.K /
  • 23 June 2020 - 20:46
Deputetët pinë duhan në Kuvend, Osmani i kërcënon me denoncim në inspektorat

Derisa po vazhdon debate për heqjen e reciprocitetit me Serbinë, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka kërkuar administratës që të evidentojnë deputetët që po e shkelin ligjin për duhanin dhe atë t’ia dërgojnë në inspektoratit të Ministrisë së Shëndetësisë.

“E ftoj administratën që të evidentojnë deputetët që po e shkelin ligjin për duhanin atje mbrapa dhe atë t’ia dërgojmë inspektoriatit të Ministrisë së Shëndetësisë, ashtu siç jemi merr vesh me ministrin e Shëndetësisë”, tha ajo.

Debati për heqjen e reciprocitetit me Serbinë po vazhdon në Kuvendin e Kosovës.