Kryeministri Hoti testohet për COVID -19 para nisjes në Amerikë

  • E.K /
  • 23 June 2020 - 20:57
 Kryeministri Hoti testohet për COVID -19 para nisjes në Amerikë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, së bashku me kabinetin e tij është testuar për virusin Covid-19 para udhëtimit në Uashington.

Kryeministri ka respektuar procedurat standarde që po aplikohen para udhëtimit.

Hoti së bashku me presidentin Hashim Thaçi do të udhëtojnë për në SHBA për takim me një delegacion nga Serbia. Ky dialog do të ndërmjetësohet nga i Dërguari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.  

Kjo është komunikata e plotë nga zyra e kryeministrit:

Kryeministri Hoti ndjek procedurat standarde të udhëtimit në SHBA – testohet për COVID 19

Prishtinë, 23 qershor 2020

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe pjesëtarët e kabinetit qeveritar që do të udhëtojnë me të për në Uashington, për shkak procedurave standarde që po aplikohen aktualisht, janë testuar për COVID 19.

As kryeministri Hoti, as pjesëtarët e kabinetit qeveritar që do ta shoqërojnë atë, nuk kanë asnjë shenjë që lidhet me gripin, mirëpo testimi është bërë për t’iu përmbajtur procedurave të kërkuara të udhëtimit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

(Kosova Sot Online)