Ja kur do të bëhen pagesat për puntorët prej 170 euro, dhe atyre që i kanë humbur vendet e punës 130 euro

  • A.P /
  • 24 June 2020 - 08:29
Ja kur do të bëhen pagesat për puntorët  prej 170 euro, dhe atyre që i kanë humbur vendet e punës 130 euro

Sipas zëvendëministri të Financave Agim Krasniqi, mosratifikimi i pesë marrëveshjeve ndërkombëtare nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ka krijuar probleme për Qeverinë e Kosovës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Komisioni Evropian ka thënë se do ti japë 100 milionë euro. Prandaj ne jemi të detyruar që të rishikojmë edhe njëherë strukturën e buxhetit.

Kjo do të thotë se ne do të kemi më pak fonde për rimëkëmbje ekonomike. Për të ndodhur pagesat e atyre prej 170 euro, atyre që i kanë humbur vendet e punës 130 euro, dhe të atyre që janë regjistruar për herë të parë 100 euro. Edhe pagesa e qërave, edhe këto mund të vonohen për shkak të rishikimit”, ka potencuar Krasniqi.

(Kosova Sot Online)