Ky ishull do të paguajë gjysmën e biletës së fluturimit nëse shkoni për pushime atje, por jo vetëm kaq surprizat e mira s‘mbarojnë

  • G.G /
  • 24 June 2020 - 11:06
Ky ishull do të paguajë gjysmën e biletës së fluturimit nëse shkoni për pushime atje, por jo vetëm kaq surprizat e mira s‘mbarojnë

Italia është një nga vendet më të prekura nga Covid, por kjo nuk e ndalon qeverisë apo bizneset që të bëjnë oferta fantastike për ta vizituar.

Sicilia do të mbulojë gjysmën e kostove të fluturimit dhe biletat do të jenë falas për shumë nga muzetë dhe vendet arkeologjike. Po ashtu do të paguajë një natë në hotel, për çdo tre netë qëndrimi.

Ky ishull do të paguajë gjysmën e biletës së fluturimit

Ky vendim është marrë jo vetëm për të rritur turizmin, por edhe industrinë e fluturimeve.

Pavarësisht se plani i propozuar do t’i kushtojë ishullit 50 milionë euro, sërish qeveria shpreson që të ketë sa më shumë turistë, me hapjen e kufijve.

Nëse doni të aplikoni për këtë ulje, atëherë vizitoni faqen “Visit Sicily”.

(Kosova Sot Online)