Pak ditë para takimit të madh Vuçiq arrin në Rusi, merr pjesë në pritjen speciale

  • G.G /
  • 24 June 2020 - 13:08
Pak ditë para takimit të madh Vuçiq arrin në Rusi, merr pjesë në pritjen speciale

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i cili po qëndron për vizitë në Moskë, ka marrë pjesë në paradën ushtarake që po shënohet me rastin e 75 vjetorit të Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore.

Mediat serbe shkruajnë se në paradë morën pjesë gjithashtu përfaqësues të delegacioneve nga shumë vende, përfshirë Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Vuçiq, në prag të fillimit të Paradës Ushtarake në Moskë, arriti në Kremlin, ku u prit nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Vizita e Vuçiqit në Rusi bëhet tri ditë para takimit të madh që do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë në Amerikë ndërmjet autoriteteve të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor. Të dyja shtetet janë zotuar për angazhim në këto bisedime.

Serbia është zotuar se do të ndalojë fushatën e çnjohjeve ndërsa Kosova nuk do të kandidojë për antarësim në organizata ndërkombëtare. Ndërkohë i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Mirosllav Lajçak ka takuar liderët në Kosovë dhe në Serbi.

(Kosova Sot Online)