Viktima e dytë brenda një dite nga koronavirusi në Shqipëri, shkon në 48 numri i përgjithshëm

  • E.K /
  • 24 June 2020 - 15:33
 Viktima e dytë brenda një dite nga koronavirusi në Shqipëri, shkon në 48 numri i përgjithshëm

Pas vdekjes së një 34- vjeçareje nga Qukësi i Librazhdit, e cila është viktima në moshë më të re nga covid19 në Shqipëri, një tjetër person humbi jetën sot.

Raportohet se një 90- vjeçar nga Tirana ka humbur jetën tek spitali infektiv.

Ai ka pasur disa sëmundje bashkëshoqëruese si silikoza, hipertension.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse për të kufizuar përhapjen e COVID19.

“Një 34 vjeçare nga Librazhdi e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë“, njoftoi më herët ministria për viktimën 34- vjeçare.

(Kosova Sot Online)