Hoti sqaron mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të ri në Bordet Publike

  • E.K /
  • 24 June 2020 - 16:02
Hoti sqaron mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të ri në Bordet Publike

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka njoftuar se qeveria e Kosovës është në proces të riaktivizimit të Memorandumit të bashkëpunimit me Ambasadën e Britanisë së Madhe, që i kushtohet fuqizimit dhe pavarësimit të Agjencive të Pavarura.

Nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar se Qeveria ka kërkuar që pjesë e këtij bashkëpunimi të jetë edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me qëllim që procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve të agjencive publike të jetë profesional, transparent dhe i pandikuar.

Ky është postimi i plotë i Hotit:

Qeveria e Republikës së Kosovës është në proces të riaktivizimit të Memorandumit të bashkëpunimit me Ambasadën e Britanisë së Madhe, që i kushtohet fuqizimit dhe pavarësimit të Agjencive të Pavarura.

Qeveria e Kosovës ka kërkuar që pjesë e këtij bashkëpunimi të jetë edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me qëllim që procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve të agjencive publike të jetë profesional, transparent dhe i pandikuar.

Qeveria e Kosovës është e vendosur që të mos lejojë asnjë ndërhyrje në procesin e përzgjedhjes së profesionistëve në konkurset publike, duke garantuar paanshmëri dhe transparencë të plotë.

(Kosova Sot Online)