Francë/ Shpikja me filtra ajri, s’ka nevojë për distancim shoqërorë për t’u mbrojtur nga Covid

  • E.K /
  • 24 June 2020 - 16:16
Francë/ Shpikja me filtra ajri, s’ka nevojë për distancim shoqërorë për t’u mbrojtur nga Covid

Në këtë periudhë pandemie, kur prej bareve dherestoranteve po kërkohet respektimi i masave për të shmangur përhapjen e infeksionit nga Covid, një shef i njohur kuzhine në Paris, Alain Ducasse, po teston një ide të re në njërin nga restorantet e tij, një sistem pastrimi të ajrit i cili mundëson qëndrimin normal në tryezë, pa qenë nevoja të largohen shumë tavolinat nga njëra tjetra.

Ducasse shpjegon se përmes një sistemi furnizimi , ata marrin ajër të pastër nga jashtë restorantit dhe përmes filtrit HEPA e kalojmë brenda; ky është një filtër që gjendet në të gjithë sallat e operacionit nëpër spitale. Ai e pastron ajrin krejtësisht sipas Ducasse dhe lejon që në çdo tryezë të ketë ajër të pastër sikur të ishe ne ambientet jashtë.

(Kosova Sot Online)