Adem Grabovci: Drejtësia dhe politika ndërkombëtare, duhet njëherë e mirë ti ndajnë rrugët

  • E.K /
  • 24 June 2020 - 20:04
 Adem Grabovci: Drejtësia dhe politika ndërkombëtare, duhet njëherë e mirë ti ndajnë rrugët

Anëtari i PDK’së, Adem Grabovci, ka reaguar pasi kryetarit të subjektit të tij, Kadri Veseli, dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i është ngritur aktakuzë për krime lufte nga Gjykata Speciale.  Ai thotë se të dy i ka pasur shokë të luftës dhe se është i bindur në luftën e drejtë.

‘’Drejtësia dhe politika ndërkombëtare, duhet njëherë e mirë ti ndajnë rrugët’’, ka thënë ai.

‘’Me Hashimin, pata fatin të bashkëveproj në vitet e hershme të mobilizimit të popullit për luftë, dhe në fund të rrugës (shih foton 1), ecëm “rrugës së lirë” pas çlirimit të vendit.’’

‘’Po ashtu, Kadriun, shumë herë jemi gjendur në udhëkryq e vështirësi, por gjithmonë ja kemi dal!
I bindur në luftën e drejtë e çlirimtare të UÇK-së. Hashimi, Kadriu e të tjerët, do dalin faqebardhë edhe nga kjo betejë, si gjithmonë.’’, përfundon ai.

(Kosova Sot Online)