Zeka: Sot kam pirë kafe me Thaçin, nuk e ka ditur se do të publikohej aktakuzë ndaj tij

  • 24 June 2020 - 22:13
 Zeka: Sot kam pirë kafe me Thaçin, nuk e ka ditur se do të publikohej aktakuzë ndaj tij

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka deklaruar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka qenë në dijeni se sot do të publikohej një aktakuzë ndaj tij nga Gjykata Speciale.

Zeka thotë se është i sigurt për këtë, për arsye se, sipas tij, është takuar sot gjatë ditës me presidentin.

“Thaçi nuk e ka pasur idenë se do të ketë sot aktakuzë, sot kam pirë kafe me të në orën 09:00 në mëngjes deri në orën 09:40, pastaj rreth orës 12:00 është nisur drejt Rinasit”, ka deklaruar Zeka.

“Ai nuk do të nisej fare për në Tiranë nëse do ta dinte. Ka qenë gjatë fluturimit kur është lëshuar njoftimi”, është shprehur ai.

(Kosova Sot Online)