U kollit teksa po luante LUDO KING, 25-vjeçarin e qëllon miku i tij me armë

  • G.G /
  • 25 June 2020 - 10:39
U kollit teksa po luante LUDO KING, 25-vjeçarin e qëllon miku i tij me armë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Indi në një kohë ku e gjithë bota është përfshirë nga frika e përhapjes së koronavirusit.

Mediat raportojnë se një 25-vjeçar në Indi dyshohet se është që lluar me ar më zjarri nga një person tjetër, pasi u kollit teksa po luante lojën “Ludo King”.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e të martës rreth orës 21:00 në një tempull në fshatin Dayanagar, ku katër persona, përfshirë edhe të riun që u pl agos me a rmë, po luanin lojën e njohur.

I plagosuri, Prashant Singh, është shtruar në spital, ndërsa i akuzuari, Jai Veer Singh (Gullu), 30-vjeç, ende nuk është arr estuar nga policia.

Të dy janë banorë të fshatit Dayanagar dhe punojnë në bujqësi.

Një zyrtar policie tha:

Prashant dhe tre të tjerë po luanin ludo në tempullin e fshatit të martën në mbrëmje, kur Gullu mbërriti atje. Një debat nisi midis Gullu dhe Prashant, pasi ky i fundit u kollit. Gullu u zemërua duke menduar se po e bënte qëllimisht këtë veprim. Ndërsa debati midis tyre u përshkallëzua, Gullu nxori pist oletën nga xhepi dhe e që lloi.
25-vjeçari u dërgua në një spital privat, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, njoftoi policia, duke shtuar se 30-vjeçari i akuzuar është shpallur në kërkim.

Kujtojmë këtu se kollitja, temperatura dhe vështirësia në frymëmarrje janë disa nga simptomat kryesore të koronavirusit.

(Kosova Sot Online)