Ministri Zemaj: Do të kalojmë në testime masive, mund të kemi valë të dytë me coronavirus

  • G.G /
  • 25 June 2020 - 13:23
Ministri Zemaj: Do të kalojmë në testime masive, mund të kemi valë të dytë me coronavirus

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ka vizituar Komunën e Prishtinës ku takuar me kryetarin Shpend Ahmeti.

Zemaj bëri të ditur se ata diskutuan për situatën me Covid-19 në kryeqytet, ai gjithashtu i dhuroi Ahmetit manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid-19.

“Edhe sot me një ekip të profesionistëve dhe kabinetit tim erdhëm në kryeqytet që të shohim për së afërmi dinamikën e kryerjes së detyrave të menaxhimit të situatës me Covid-19 në Komunën e Prishtinës”.

“Nuk është e tepërt të shprehim falënderime për punën dhe angazhimin që është bërë gjatë këtyre ditëve në kryeqytet , ne duhet të insistojmë të koordinohemi në menaxhimin e mëtutjeshëm të situatës më Covid-19”.

“Kemi diskutuar edhe për projekte në kryeqytet të cilat janë në interes të qytetarëve dhe që përmirësojnë jetën e tyre. Bashkërisht ta menaxhojmë situatën në Prishtinë deri sa të largojmë virusin, pasi në Prishtinë kemi mbingarkim me qytetarë të cilët janë këtu për të kryer ndonjë punë. Ju bëjmë thirrje që të bën kujdes të mbani distancë, të mbani higjienën”.

Zemaj ka bërë të ditur se nga Ahmeti është bërë një propozim me 8 pika në menaxhimin e situatës Covid-19, për të cilat tha i kanë marrë parasysh dhe se do të dërgohen në MSH dhe IKSHPK.

Ai më tej theksoi se janë duke menduar për testime masive për Covid-19.

“Ne jemi shumë konkret, duhet të ecim tutje do të kalojmë edhe në testime masive, kemi formuar brenda MSH-së grupe të ekspertëve që janë duke u marrë me rekomandime dhe strategji të qarta ani-covid për tre muajt e ardhshëm, pasi po përgatitemi se mund të kemi një valë të dytë”, ka thënë Zemaj.

(Kosova Sot Online)