Për herë të parë Parlamenti i Serbisë pritet të ketë një deputete me mbulesë

  • E.K /
  • 25 June 2020 - 15:51
Për herë të parë Parlamenti i Serbisë pritet të ketë një deputete me mbulesë

Për herë të parë në Kuvendin e Serbisë pritet të jetë një deputete me shami. Bëhet fjalë për Misala Pramenkoviq, që është e treta në listën e Partisë së Drejtësisë dhe Pajtimit.

Pritet që Komisioni Zgjedhor i Serbisë të tregojë saktësisht për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve  dhe të kuptohet nëse e njëjta do të jetë e Parlamentit.

Madje kryetari i kësaj partie, Muamer Zukorliq tha se beson që është pothuajse e sigurt që ata do të kenë tre përfaqësues në Parlament, transmeton Indeksonline.

“Sa i përket deputetes Misala Pramenkoviq, ajo është e tretë në listë dhe pritet që ajo të zgjidhet. Ajo që tërhoqi vëmendjen e publikut ishte që ajo është e mbuluar. Nga këndvështrimi im, kjo nuk është e çuditshme, njerëzit zgjedhin përfaqësues dhe më pas ata renditen”, tha ai.

(Kosova Sot Online)