Pamje kur Rinia e PDK’së e “ngritin në qiell” Thaçin dhe Veselin

  • E.K /
  • 25 June 2020 - 20:46
 Pamje kur Rinia e PDK’së e “ngritin në qiell” Thaçin dhe Veselin

Një dron me fotografinë e Thaçit e Veselit u ngrit në qiellin e Prizrenit të enjten nga rinia e PDK-së.

Po bëhen gati që në qiell ta ngrisin një dron.

Por, bashkë me të mbi Prizren po ngritët edhe një baner.

Në të janë vendosur imazhet e dy ish krerëve të Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës.

Bëhet fjalë për presidentin Hashim Thaci e kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin për të cilët një ditë më parë u akuzuan për krime lufte.

Në mes të Thaçit e Veselit, është vendosur edhe një emblemë  e UCK-së.

Krejt ky aksion u realizua nga rinia e Partisë Demokratike, me një qëllim të vetëm.

Madje ata po e quajnë Gjykatë të Padrejtësive, atë që ngriti aktakuzë ndaj Presidentit e Kryetarit të PDK-së.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ngriti aktakuzë ndaj Thaçit e Veselit këtë të enjte, me pretendimin se janë përgjegjës për kryerjen e afër 100 vrasjeve gjatë vitit 1999.

(Kosova Sot Online)