Gucati: Shqipfolësit, Serbia dhe Rusia nuk deshën që të jetë Thaçi në tavolinën e dialogut

  • E.K /
  • 25 June 2020 - 21:29
 Gucati: Shqipfolësit, Serbia dhe Rusia nuk deshën që të jetë Thaçi në tavolinën e dialogut

Kryetari i OVL të UÇK’së, Hysni Gucati, ka thënë se beson në pafajësinë e liderëve politikë të UÇK’së ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë për krime lufte nga Gjykata Speciale. Gucati thotë se beson në luftën e drejtë të shqiptarëve.  

‘’UÇK do të dalë e pastër. Lufta ka qenë e drejtë dhe këtë e dinë të gjithë. Emri nuk do të përlyhet. Nuk është në traditën e shqiptarëve që të vriten civilët’’, thotë ai.

Tutje ai thotë se ngritja e aktakuzës disa ditë para takimit në Uashington është një skenar i përgatitur më herët.

“Shqipfolësit, Serbia dhe Rusia nuk deshën që të jetë Thaçi në tavolinën e dialogut me Serbinë”, thotë ai.

“Jemi dëshmitarë të punës së paepur të shërbimeve sekrete serbe dhe ruse në dëm të shqiptarëve”

“Kjo për shkak të fuqisë së Thaçit dhe mençurisë së tij. Ekzistonte frika që të uleshin në tavolinën e dialogut me Thacin dhe në tavolinën e ndërmjetësuar nga Amerika, miku më i mirë që njeh kombi shqiptar”, përfundon ai.

Gucati po ashtu thotë se janë edhe 9 persona të tjerë të hierarkisë së lartë të UÇK’së qe janë ftuar.

(Kosova Sot Online)