Pas shumë ditësh, zvogëlohet numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 25 June 2020 - 23:07
 Pas shumë ditësh, zvogëlohet numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë

Nga 8 shkurti deri më 25 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 22.725 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Prej tyre, pozitive kanë rezultuar 2.432 raste, ndërsa janë regjistruar 42 raste të vdekjes së pacientëve, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërkaq, deri më sot janë shëruar 1.246 pacientë të prekur nga Covid-19.

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 1.144. Shifra e rasteve aktive dje ishte 1.152.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Të enjten janë testuar gjithsej 281 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 69 raste.

(Kosova Sot Online)