Grenell vazhdon debatin me gazetarin e New York Times, thotë se shkrimi është i mbushur me paragjykime

  • E.K /
  • 25 June 2020 - 23:18
 Grenell vazhdon debatin me gazetarin e New York Times, thotë se shkrimi është i mbushur me paragjykime

Emisari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka filluar një debat virtual në Tëitter me gazetarin e Neë York Times, Patrick Kingsley.

Gjithçka filloi nga një shkrim i publikuar në këtë gazetë mbi temën e anulimit të takimit mes Kosovës dhe Serbisë dhe kryesimin e dialogut nga Shtëpia e Bardhë – shkrim të cilin Grenell po e quan të anshëm dhe me shumë gabime.

“Unë nuk e diskutoj që s’pranova t’ju flas sepse ju jeni tepër të njëanshëm. Dhe tani shkrimi juaj është i mbushur me shumë gabime. Është pasoja e paragjykimit tuaj”.

Kjo ishte përgjigja e që Grenell i ktheu për këtë postim gazetarit:

“Ambasador, unë ju pyeta juve dhe zyrën tuaj për deklarime dhe sqarime tri herë para publikimit – dy herë me email dhe një herë me telefon. Ju refuzuat të deklaroheshit. Që nga shkurt, kam provuar të kontaktoj me ju dhe zyrën tuaj të paktën 11 herë. Secila herë u refuzua”.

(Kosova Sot Online)