Presidenti Thaçi: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

  • A.P /
  • 26 June 2020 - 10:56
Presidenti Thaçi: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar edhe një herë pas lajmit për aktakuzë nga Gjykata Speciale.

Thaçi ka publikuar një fotografi të emblemës së UÇK’së, derisa, ka shkruar se askush nuk mund ta ndryshojë historinë e Kosovës.

Të njëjtin mesazh, të shkruar edhe në gjuhën angleze, presidenti e ka publikuar edhe dje gjatë ditës.

I pari i shtetit ende nuk ka folur para mediave, pas lajmit se Prokurori i Specializuar e ka dorëzuar për konfirmim aktakuzën ndaj tij dhe kreut të  PDK’së. Sipas njoftimit, Thaçi dhe Kadri Veseli dyshohen për vrasjen e rreth 100 personave.

Pas lajmit për aktakuzë, presidenti ka anuluar edhe vizitën për në Shtetet e Bashkuara, ku me datë 27 qershor, Kosova dhe Serbia do të ktheheshin në tavolinë të dialogut, me ndërmjetësimin amerikan.

Image

(Kosova Sot Online)