KDI: Këto janë 10 kompanitë që morën miliona sa ishte ministër Pal Lekaj

  • E.K /
  • 26 June 2020 - 16:04
 KDI: Këto janë 10 kompanitë që morën miliona sa ishte ministër Pal Lekaj

Ministria e Infrastrukturës gjatë vitit 2019, në krye me ish-ministrin Pal Lekaj, u kishte dhënë kontrata publike që menaxhohen nga institucionet shtetërore vetëm një numri të vogël të kompanive në vend, madje për dy vite rradhazi.

Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar një raport sipas të cilit, Ministria e Infrastrukturës kishte dhënë kontrata në vlerë prej mbi 92 milionë eurove, nga të cilat mbi 64 milionë Euro ( apo 70%) u ishin dhënë vetëm 10 kompanive.

E 6 nga këto 10 kompani që kishin përfituar kontrata në 2019-n, sipas KDI-së, ishin përfituese të kontratave edhe në vitin 2018, pra dy vite rresht.

(Kosova Sot Online)