Vettingu nuk do kishte kuptim pa angazhimin e ekspertëve ligjor nga SHBA-ja dhe BE

  • Ragip Guraziu /
  • 26 June 2020 - 19:27
Vettingu nuk do kishte kuptim pa angazhimin e ekspertëve ligjor nga SHBA-ja dhe BE

Shkruan: Ragip Guraziu

“Tash ne do të shohim se si do të veprojnë tutje koalicioni i LDK-s me partnerët e rijnë, a do të jenë serioz në punën e tyre dhe a do të jetë procesi Vetting sfida dhe provimi më serioz me të cilin do të ballafaqohet dhe identifikohet ky mandat qeverisës i këtij koalicioni, ndonëse në përbëje janë partitë politike të shumicës së PAN-it që nuk japin shumë shpresë për ekzistimin e vullnetit politik për reformat serioze në sundimin e ligjit. Shpresa e vetme mbetet te kërkesat më këmbëngulje dhe presion nga ana e SHBA-ve dhe BE-së. Ndryshe një Vetting i tillë nuk do kishte kuptim pa angazhimin të ekspertëve ligjor nga SHBA-ja dhe BE”.

Që 21 vjet pas lufte dhe 12 pas pavarësisë së Kosovës asnjëherë nuk kemi mundur t'i kryem punët tonë shtëpiake pa ndërkombëtarët. Dhe me këtë klasë politike, përveç LVV-së,që posa morën pushtetin, ani pse për një afat të shkurtër, Qeveria Kurti që në fillim dhe ministresha Albulena Haxhiu, këtë proces të Vettingut arritën ta fusin në rendin e parë. Tani po detyrohet edhe Ministria e Drejtësisë, pas mandatit të Qeverisë Kurti, në mandat të Qeverisë Hoti, që vetëm falë presionit të opinionit publik dhe medieve ta mbaj në agjendë dhe të zotohet për çuarjen në vend të projektit për Ligjin Vetin, të cilin e kishte futur në programi Qeveria Kurti në ditët e saj të para të mandatit, por që është zvarritur deri më tani për shkak të krizës dhe mocionit të votuar në Kuvend. Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka mbajtur takimin e parë me grupin e ekspertëve për Vetingun, të cilin e kishte emëruar në fillim të mandatit Qeveria Kurti dhe ministresha Albulena Haxhiu, dhe janë pajtuar që në këtë proces të angazhohen edhe ekspertët ligjor nga SHBA dhe BE.

Edhe pse ekonomia e Kosovës përbën një ekonomi të re dhe dinamike, e baza e saj është transformuar nga një ekonomi centraliste, e dirigjuar, në një ekonomi të hapur të tregut, qëllim në vete tashmë është rritja e konkurrencës së kësaj ekonomie, duke rritur kapacitetin e saj eksportues për të zvogëluar deficitin tregtar që Kosova aktualisht ka. Por pa një drejtësi funksionale, të pastruar nga elementët e krimit të organizuar, pa Vetting Kosova nuk do mund të zhvillohet në asnjë sektor sepse sundimi i ligjit është bazamenti kryesor”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".