Donika Gërvalla kërkon dorëheqjen e Thaçit

  • E.K /
  • 26 June 2020 - 23:18
 Donika Gërvalla kërkon dorëheqjen e Thaçit

Donika Gërvalla – Schwarz ka reaguar nëpërmjet Facebookut pas aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi. Ajo thotë se Thaçi duhet të dorëhiqet.

Sipas saj, Kosova nuk e ka luksin që të dëmtohet në arenën ndërkombëtare për shkak të një presidenti që është i akuzuar për krime të rënda.

Shkrimi i plotë i Thaçit në Facebook:

Dorëheqje!

Nuk është koha për foto restorantesh, por për dorëheqje!

Pa prejudikuar fajësinë e Hashim Thaçit, Kosova e dëmtuar tmerrësisht në arenën ndërkombëtare nuk e ka luksin t’i lejojë vetes që si President të ketë një të akuzuar për krime të rënda.

Çdo minutë që kalon e shumëfishon dëmin për Kosovën. Nëse nuk tërhiqet vet, urgjentisht duhet shkarkuar nga Kuvendi.

Kohë për të pritur nuk ka.

(Kosova Sot Online)