E zë muri i një shtëpize, vdes shtetasi i huaj

  • S.A /
  • 27 June 2020 - 08:15
E zë muri i një shtëpize, vdes shtetasi i huaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një shtetas i huaj pas lëndimeve që ka marrë si pasojë e rrëzimit të një muri të shtëpizës.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se lidhur me rastin është arrestuar pronari i firmës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Viktima mashkull Shqiptar shtetas i huaj, shofer i një firme e cila bën transportin e shtëpizave të drurit për vendet Evropiane ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e rrëzimit te një muri të shtëpizës. Te lënduarin e ka transportuar autoambulanca për në Emergjencë. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima e lartcekur në Emergjencë ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

(Kosova sot Online )