Therje me thikë në Prizren, dërgohet për në spital një person

  • G.G /
  • 27 June 2020 - 10:19
Therje me thikë në Prizren, dërgohet për në spital një person

Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e therjes me thikë nga një i panjohur.

Viktima ka deklaruar se nuk e njeh sulmuesin, por, ia di nofkën.

Policia njofton se viktima kishte qenë nën ndikimin e alkoolit.Nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren 26.06.2020-02:15. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se ishte sulmuar dhe ther me thikë nga një person i panjohur nofkën e të cilit e dinë. Viktima ka marr tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi dhe nuk është intervistuar pasi kishte qenë nën ndikim të alkoolit. Njësitë policore janë duke u  marr me rastin, nuk raportohet për ndonjë të arrestuar. 

(Kosova Sot Online)