Të miturit e Prishtinës prijnë me numrin më të madh të të akuzuarve për vepra penale

  • G.G /
  • 27 June 2020 - 10:21
Të miturit e Prishtinës prijnë me numrin më të madh të të akuzuarve për vepra penale

Numri i personave të mitur të akuzuar në gjykatat themelore të Kosovës gjatë vitit 2019 ishte mbi 1 mijë persona.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) ka rënë numri i të miturve të akuzuar për vepra penale.

Në bazë të raportit vjetor, del se numri i personave të mitur që janë akuzuar në gjykatat  themelore të Kosovës në vitin 2019 ishte 1 013 persona. Ndërkaq numri më i madh i të akuzuarve ishte në Gjykatën Themelore të Prishtinës me gjithsej  414 persona.

“Nga gjithsej 1 013 persona të akuzuar, prej tyre janë dënuar 686 persona, ose 67.7 % e të akuzuarve. Po ashtu, numri më i madh i të dënuarve ishte në Gjykatën e Prishtinës me gjithsej 294 persona, ose  42.9% e numrit të përgjithshëm”, thuhet në raportin e ASK-së.

Pas Prishtinës, numri i më i madh i të akuzuarve është në Gjykatën Themelorë të Gjilanit, kurse numri më i vogël është regjistruar në Gjykatën Themelore të Gjakovës.

(Kosova Sot Online)