Në Brazil, kufomat e të vdekurve nga Covid-19 po lihen në qese për mbeturina pranë pacientëve

  • G.G /
  • 27 June 2020 - 10:22
Në Brazil, kufomat e të vdekurve nga Covid-19 po lihen në qese për mbeturina pranë pacientëve

Në internet janë publikuar disa fotografi shokuese, ku kufomat e personave të vdekur nga koronavirusi në Brazil shihen të vendosura në qese për mbeturina dhe fare pranë pacientëve që janë duke u trajtuar për të njëjtin virus.

Fotografia e publikuar nga Unioni i Infermierëve i Rios tregon se si një pacient ndodhet afër një kufome në krahun e majtë, ndërsa vetëm një pengesë e bardhë e ndan nga kufomat tjera në krahun tjetër.

Brazili i ka regjistruar rreth 52,000 të vdekur nga Covid-19 dhe më shumë se 1.1 milion persona të infektuar, duke u bërë vendi i dytë në botë me më së shumti raste, pas Shteteve të Bashkuara, shkruan “Daily Mail”.

Mungesa e testimeve masive në shtetin me 209 milionë banorë i ka shtyrë ekspertët të thonë se shifra e vërtetë e rasteve është shumë më e lartë se numrat zyrtarë të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas të dhënave më të reja, 181 infermierë kanë vdekur nga koronavirusi në Brazil, që është shifra më e lartë e viktimave nga stafi shëndetësor në ndonjë vend të botës. Mbi 15,000 punëtorë të këtij sektori janë infektuar me virusin e ri.

(Kosova Sot Online)