Kolumbia shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

  • E.K /
  • 27 June 2020 - 11:11
 Kolumbia shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

Kolumbia i ka shënuar 3,843 raste të koronavirusit për 24 orë. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i përhapjes së virusit të ri në këtë shtet.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 157 raste fatale, shkruan “CNN”.

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Kolumbia deri më tani i ka regjistruar 80,811 raste të infektimeve dhe 2,786 viktima të koronavirusit.

Kolumbia është shteti i pestë në Amerikën Latine për numrin më të lartë të rasteve të virusit të ri. Para saj ndodhen Brazili, Peruja, Kili dhe Meksika.

Amerika Latine javëve të fundit ka shënuar rritje të madhe të rasteve të koronavirusit. Gjendja më e rëndë është në Brazil.

(Kosova Sot Online)