Gjashtë shtete të ShBA-së shënojnë rekord të rasteve të reja të koronavirusit

  • E.K /
  • 27 June 2020 - 12:35
 Gjashtë shtete të ShBA-së shënojnë rekord të rasteve të reja të koronavirusit

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, së paku gjashtë shtete të Shteteve të Bashkuara kanë shënuar shifra rekorde të rasteve ditore të koronavirusit.

Georgia i ka regjistruar 1,900 raste të reja. Shifra e përgjithshme e të infektuarve me Covid-19 në këtë shtet ka shkuar në 72,995 persona, ndërsa kanë vdekur 2,770 njerëz.

Tennessee i ka shënuar 1,410 raste të reja, me ç’rast shifra e përgjithshme e infektimeve shkoi në 39,444. Deri më tani, në këtë shtet janë regjistruar 577 viktima të koronavirusit, shkruan “CNN”.infektuar

Utah i regjistroi 676 persona të infektuar për 24 orë dhe numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 20,050, ndërsa 166 persona kanë vdekur që nga fillimi i përhapjes së virusit.

Idaho i ka regjistruar 283 raste të reja dhe shifra e përgjithshme e infektimeve ka shkuar në 4,865 persona. 90 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në këtë shtet të ShBA-së deri më tani.

Florida i regjistroi 8,938 persona të infektuar dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 122,960, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave është 249.

Arkansasi i shënoi 678 raste të reja, duke e çuar në 18,740 shifrën e përgjithshme të të infektuarve. 249 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në këtë vend.

(Kosova Sot Online)