Policia vret sulmuesin e dyshuar në Glasgow, gjashtë të plagosur rëndë

  • G.G /
  • 27 June 2020 - 13:40
Policia vret sulmuesin e dyshuar në Glasgow, gjashtë të plagosur rëndë

Gjashtë persona, përfshirë një polic dhe dy adoleshentë, kanë marrë lëndime serioze pas një sulmi me thikë në një hotel në Glasgow të Skocisë.

Policia njoftoi se David Whyte, 42 vjeç, ndodhet në gjendje kritike në spital bashkë me pesë persona të tjerë, të gjithë të gjinisë mashkullore, të moshave 17, 18, 20, 38 dhe 53-vjeçare. Ata u plagosën me thikë nga një person i dyshuar rreth mesditës në hotelin “Park Inn”.

Policë të armatosur kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe e kanë qëlluar për vdekje sulmuesin e dyshuar. Besohet se incidenti ka ndodhur në recepsionin e hotelit dhe recepsionisti është në mesin e personave të sulmuar. Në këtë hotel kanë qenë të vendosur rreth 80 azilkërkues gjatë pandemisë.

Rrugët rreth hotelit u bllokuan nga policia dhe forca të shumta të sigurisë u panë në vendin e ngjarjes. Sulmuesi i dyshuar besohet se ka qenë azilkërkues, shkruan “The Guardian”.

Policia skoceze ka thënë se incidenti nuk është duke u trajtuar si sulm terrorist dhe se hetimet janë duke vazhduar. Autoritetet nuk janë duke kërkuar ndonjë të dyshuar tjetër në lidhje me këtë rast.

(Kosova Sot Online)