Babai i merr në pushime dhe i mbyt fëmijët binjakë, sms gruas: “Nuk do ti shohësh më kurrë!”

  • G.G /
  • 27 June 2020 - 13:46
Babai i merr në pushime dhe i mbyt fëmijët binjakë, sms gruas: “Nuk do ti shohësh më kurrë!”

Një ngjarje e tmerrshme është shënuar në Itali.

Binjakë, motër e vëlla, vetëm 12 vjeç janë mbytur nga i ati në një apartament ku kishin shkuar me pushime në Lecchese. Burri ishte në prag të ndarjes me bashkëshorten. Pasi i mori jetën fëmijëve i ka dhënë fund dhe jetës së tij.

Ka qenë e ëma që i ka gjetur binjakët pa jetë. Ishte nisur urgjentisht nga Milano drejt Leccheses pasi kishte marrë një mesazh nga bashkëshorti i cili i shkruante se “nuk do ti shohësh më kurrë fëmijët e tu”

Pas krimit të rëndë burri i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga një urë, pak metra larg apartamentit ku vrau binjakët.

(Kosova Sot Online)