Vdesin 2 persona nga covid-19 në Shqipëri, shkon në 53 numri i qytetarëve që kanë humbur jetën

  • E.K /
  • 27 June 2020 - 14:42
 Vdesin 2 persona nga covid-19 në Shqipëri, shkon në 53 numri i qytetarëve që kanë humbur jetën

Dy qytetarë kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 53.

Një 59 vjeçare nga Lushnja me insuficencë renale kronike dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe një pacient 77 vjeçar nga Vlora, i cili vuante nga hipertensioni, që trajtohej prej 10 ditësh në terapi intensive nuk kanë mundur të mbijetojnë pavarësisht mjekimit intensiv dhe pëpjekjeve maksimale të stafit mjekësor.

 Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

(Kosova Sot Online)