Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë e gatshme të ofrojë ndihmë në menaxhimin e Covid-19

  • G.G /
  • 27 June 2020 - 17:02
Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë e gatshme të ofrojë ndihmë në menaxhimin e Covid-19

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë ka dalë me një reagim për situatën me Covid-19 në Shqipëri dhe në trevat shqiptare.

Ata thonë se duhet të respektohen të gjitha rekomandimet e OBSH-së dhe Instituteve të Shëndetit Publik, për mbajtjen e maskave, distancën dhe higjienën personale.

“Federata e Mjekëve Shqiptar për Europë është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj dhe ekspertizën e saj, në bashkëpunim me ekspertët shëndetësor të vendeve shqiptarë për hartimin e protokolleve që do të lehtësonin menaxhimin e pandemisë Covid-19”.

Njoftimi i plotë:

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë ndjek me interes dhe është e shqetësuar për situatën aktuale të përhapjes së Covid- 19 në Shqipëri dhe trevat shqiptare. Duke dashur të kontribuojë në ndërgjegjësimin e opinionit publik shqiptar,  ju drejtohemi të gjithëve, qytetarëve dhe qeveritarëve, partive politike, organizmave publike e private, shtypit të shkruar dhe të folur, televizioneve publike e private, duke ju kërkuar të mos e nënvlerësojnë rëndësinë e situatës dhe rrezikshmërinë e përhapjes së virusit.

Federata e Mjekëve Shqiptar për Europë u bënë thirrje qytetarëve shqiptar që tu kthehen rekomandimeve të OBSH, Instituteve të Shëndetit Publik, për mbajtjen e maskave,  distancën dhe higjienën personale.

Federata e Mjekëve Shqiptar për Europë rekomandon që maskat të bëhen element i domosdoshëm i lëvizjes se qytetarëve,sidomos në vendet e mbyllura dhe mos mbajtja e saj të sanksionohet me ligj.

Federata e Mjekëve Shqiptar për Europë,rekomandon që të zbatohen pahumbur kohë protokollet e instituteve të shëndetit publik e të bëhet ri organizimi i çdo sektori ekonomik dhe social duke u përmbajtur parakushteve për parandalimin e virusit.

Federata e Mjekëve Shqiptar për Europë rekomandon që të shtohen testimet në popullatë dhe  të gjurmohen kontaktet e pacienteve pozitivë me Covid-19 në mënyrë që të izolohen e të shmanget përhapja e mëtejme, duke përdorur një strategji të hartuar mirë dhe duke i përfshirë të gjithë aktorët e shëndetit publik në gjurmimin e këtyre kontakteve.

Federata e Mjekëve Shqiptar për Europë kërkon në mënyrë urgjente që të rishikohen masat shtetërore në mënyrë që të parandalohen katastrofat në vendet shqiptare.

Federata e Mjekëve Shqiptar për Europë kërkon që të ketë mobilizim maksimal të personelit mjekësor për luftimin e Covid-19.

Federata e Mjekëve Shqiptar për Europë është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj dhe ekspertizën e saj, në bashkëpunim me ekspertët shëndetësor të vendeve shqiptarë për hartimin e protokolleve që do të lehtësonin menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Sakrificat e bëra nga çdo qytetar dhe puna a palodhur e personelit shëndetësor shpëtuan me mijëra jetë njerëzish.

Federatë e Mjekëve Shqiptarë i bën thirrje të gjithë bashkatdhetarët të vazhdojnë të jenë të ndërgjegjshëm se rreziku nga Covid-19 është i pranishëm dhe real. Virusi qarkullon dhe kërcënon të gjitha liritë që kemi fituar. Rregullat duhet të vazhdojnë të respektohen .

(Kosova Sot Online)