47 të vdekur nga Covid 19, 3 pacientë në gjendje të rëndë

  • E.K /
  • 27 June 2020 - 20:29
 47 të vdekur nga Covid 19, 3 pacientë në gjendje të rëndë

Para tri ditësh, pacienti i konfirmuar me Covid 19, me inicialet D.N nga Komuna e Suharekës ishte transferuar këtë në Klinikën e Mjekësisë Sportive nga Infektiva e QKUK-së.

71 vjeçari, pas disa ditësh trajtim në Mjekimin Intensiv ka ndërruar jetë.

Kështu bëhet e ditur në raportin e Klinikës Infektive.

E suharekasi nuk është qytetari i vetëm që nuk i ka mbijetuar Covid 19shit.

Brenda 24 orëve të fundit janë shënuar edhe dy vdekje të tjera, duke çuar kështu numrin total të vdekjeve nga virusi korona në 47.

Bëhet fjalë për një 57 vjeçar dhe një 78 vjeçar nga Komuna e Prizrenit.

Sipas të njëjtit raport të njëjtit kanë pasur edhe probleme të tjera me shëndetin.

Në klinikën Infektive po qëndrojnë edhe 97 pacientë pozitiv me Covid 19.

Prej tyre 45 janë duke u trajtuar me Okisgjenoterapi.

Kurse në Mjekim Intensiv gjatë së shtunës po trajtohen 5 raste, prej tyre dy janë në gjendje të rëndë me përkujdesje intensive.

3 pacientë në këtë repart janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar dhe respiratorë.

E në total, në vend numri i të prekurve me Covid 19 ka shkuar në 2494.

62 raste janë shtuar vetëm gjatë së premtes.

Ndryshe, prej fillimit të pandemisë në vend janë shëruar 1.307 pacientë të prekur me Covid 19.

(Kosova Sot Online)