ShBA-ja shënon mbi 38 mijë raste të reja të koronavirusit

  • A.P /
  • 29 June 2020 - 10:00
ShBA-ja shënon mbi 38 mijë raste të reja të koronavirusit

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar 38,845 raste të reja të infektimit me Covid-19.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin e ri në shtetin më të prekur në botë shkoi në 2,548,996 persona, shkruan “CNN”.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 264 viktima dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara shkoi në 125,804.

Në këto shifra përfshihen rastet nga 50 shtetet e ShBA-së, Distrikti i Kolumbisë dhe rastet e personave të riatdhesuar.

Shtetet e Bashkuara mbeten vendi i parë në botë për më së shumti persona të vdekur dhe të infektuar me koronavirus. Pas tyre vjen Brazili, ku situata gjithashtu është mjaft shqetësuese.

(Kosova Sot Online)