Pas skandalit me 15 mijë kondoma - Bahtiri arsyetohet me këtë vendim

  • A.P /
  • 29 June 2020 - 13:49
Pas skandalit me 15 mijë kondoma - Bahtiri arsyetohet me këtë vendim

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se është marrë vendim për ndalimin e drekave dhe zyrtare të drejtorive kommunale.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Komuna ka bërë me dije se ky vendim është marrë me qëllim të kursimit të mjeteve buxhetore, në mënyrë që këto mjete të dedikohen në të mirë të qytetarëve.

“Ndërsa gjatë këtij takimi kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka marrë vendim që t’ua ndalojë të gjitha drejtorive komunale shpenzimet për dreka dhe darka zyrtare, me qëllim të kursimit të mjeteve buxhetore, në mënyrë që këto mjete të dedikohen në të mirë të qytetarëve”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)