72 raste aktive me koronavirus në Mitrovicë

  • A.P /
  • 29 June 2020 - 13:54
72 raste aktive me koronavirus në Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se aktualisht janë 72 raste aktive me koronavirus në këtë komunë.

Drejtoresha e Shëndetësisë në këtë komunë, Erseka Hasanaj Barani, ka treguar se deri tani janë shëruar 28 pacientë dhe se në bashkëpunim me drejtorinë për Mirëqenie Sociale këtyre rasteve u kanë dalë në ndihmë përmes pakove ushqimore dhe atyre mjekësore.

“Drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, shpalosi gjendjen aktuale me virusin COVID-19 në Mitrovicë, ku potencoi se deri më tani janë gjithsej 72 raste aktive pozitive me këtë virus, dhe 28 të shëruar, si dhe në bashkëpunim me drejtorinë për Mirëqenie Sociale këtyre rasteve u kanë dalë në ndihmë përmes pakove ushqimore dhe atyre mjekësore”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)