Koronavirusi vret mjekun në Shqipëri, e para viktimë nga bluzat e bardha

  • E.K /
  • 29 June 2020 - 17:50
 Koronavirusi vret mjekun në Shqipëri, e para viktimë nga bluzat e bardha

Koronavirusi ka marrë një tjetër jetë në Shqipëri, e kësaj here viktimë ka mbetur një mjek hematolog.

Fjala është për doktor Arjan Prushin, i cili ndërroi jetë këtë të hënë në spitalin infektiv. Mjeku ishte intubuar pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Lajmin për vdekjen e mjekut e ka dhënë kolegu i tij Bernard Progni, me anë të një postimi në rrjetin social.

(Kosova Sot Online)