122 raste të reja me COVID -19, shumica në Prishtinë, 81 të shëruar

  • E.K /
  • 29 June 2020 - 21:55
 122 raste të reja me COVID -19, shumica në Prishtinë, 81 të shëruar

IKSHPK ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar 122 raste të reja me covid-19 në Kosovë. Po ashtu, 81 persona janë shëruar.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 41 raste, komuna e Ferizajt 21 raste, komuna e Pejës 10 raste, komuna e Gjakovës 8 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Gjilanit 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Shtimes 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Istog, Klinë, Malishevë, Skenderaj dhe Suharekë.

Numri total i të prekruve në Kosovë ka shkuar në 2799, ndërsa 1506 pacientë janë shëruar.

‘’Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.’’, thuhet në njoftimin e IKSHPK.

Po ashtu kërkohet që të barten maskat dhe të mbahet distanca fizike.

(Kosova Sot Online)