Një grua heq maskën dhe kollitet qëllimisht mbi fëmijën në dyqan

  • E.K /
  • 29 June 2020 - 23:36
 Një grua heq maskën dhe kollitet qëllimisht mbi fëmijën në dyqan

Një grua është kapur në kamerë duke u kollitur qëllimisht në fytyrën e një foshnje në një dyqan në Kaliforni raportohet të jetë një mësuese e arsimit special.

Pamjet e incidentit, të cilat ndodhën 12 qershor brenda një market në San Jose, shpejt u bënë virale dhe nisën një kërkim publik për të dyshuarën në këtë kohë pandemie.

Postimet në mediat sociale pretendojnë se gruaja është e punësuar në Rrethin Shkollor Oak Grove në San Jose – megjithëse policia nuk i ka konfirmuar këto pretendime.

Sidoqoftë, rrethi i shkollës lëshoi një deklaratë të enjten duke dënuar dhe duke pretenduar se e dyshuara është përjashtuar prej punës deri sa policia të sigurojë informacione të mëtejshme.

Policia thotë se e dyshuara menjëherë u largua nga dyqani pas incidentit.

(Kosova Sot Online)