Mbrëmë Haradinaj e refuzoi, a takohet sot me Ramën?

  • A.P /
  • 30 qershor 2020 - 08:11
Mbrëmë Haradinaj e refuzoi, a takohet sot me Ramën?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pritet që sot të takohet me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj në ora 11:00, ndonëse mbrëmë ky i fundit u shpreh se ka refuzuar takimin.

 “Është e pamundur me u takua i padituri me paditësin. Kjo s’ka kurrfarë logjike. Nuk ndihem mirë që si i paditur të takohem me askënd e as me zotin Edi Rama”, është shprehur ai.

Haradinja deklaroi  se me Ramën tashmë ka një konflikt ligjor në aspektin paditës dhe i paditur.

“Nuk kam mundësi që në këtë rast të bëjë lëshime”, deklaroi ndër të tjera Ramush Haradinaj.

(Kosova Sot Online)