Postoi fotografi me armë në rrjete sociale, policia e fton në stacion

  • G.G /
  • 30 June 2020 - 13:08
Postoi fotografi me armë në rrjete sociale, policia e fton në stacion

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë ftuar në stacionin policor, pasi njëri prej tyre në rrjete sociale kishte publikuar një foto me një pistoletë në dorë.

I dyshuari ka deklaruar se në një  aheng familjar me atë armë kishte shkrepur disa fishekë e cila është e xhaxhait të tij.

“Dy të dyshuar meshkuj  kosovarë,  janë ftuar në stacion policor për shkak se në njëri prej tyre në rrjete sociale kishte publikuar një foto me një pistoletë në dorë. I dyshuari ka deklaruar se në një  aheng familjar me atë armë kishte shkrepur disa fishekë e cila është e xhaxhait të tij. Nga i dyshuari është sekuestruar pistoleta e cila dyshohet se ishte përdorë në rast, në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)