BE’ja nuk e konsideron më Thaçin president të Kosovës dhe partner në procesin e dialogut

  • E.K /
  • 30 June 2020 - 20:23
 BE’ja nuk e konsideron më Thaçin president të Kosovës dhe partner në procesin e dialogut

Zyrtarë të BE-së si duket nuk po e konsiderojnë më presidentin e Kosovës, një partner në procesin e dialogut.

Dorëzimi i aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi, ka bërë që të ketë paqartësi rreth vazhdimit të procesit të dialogut.

Dilemat i ka shtuar edhe më shumë anulimi i vizitës edhe nga kryeministri Avdullah Hoti në Uashington.

Ndërkohë, zyrtarë të Bashkimit Evropian si duket nuk po e konsiderojnë më presidentin e Kosovës, një partner në procesin e dialogut.

Kështu së paku është shprehur, për Radion Evropën e lirë, Virginie Battu-Henriksson, një zëdhënëse e BE.

Ndërkohë, sipas njohëse të rrethanave politike në vend, kryeministri nuk mund të nisë bisedimet për dialog me Serbinë.

E mbështetja e 2/3  të deputetëve, është e pamundur në këtë kohë sipas analistit politik, Ramush Tahirit.

Ndërkohë, për t’u vazhduar bisedimet, të dy këta njohës shohin dy rrugë, që kërkojnë të njëjtën gjë.

Pak ditë para se të lëshohet njoftimi për aktakuzën ndaj presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit, ishte përmendur edhe mundësia e zhvillimit të samitit të Parisit, në mes të korrikut.

(Kosova Sot Online)