Vetura përplasë këmbësorin, ndërron jetë në spital

  • A.P /
  • 01 July 2020 - 09:38
Vetura përplasë këmbësorin, ndërron jetë në spital

Nje aksident me pasoje vdekjen nga ndodhur kete mengjes ne lagjen ’10 korriku”  ne Vlore.

Nje makine tip BMW ka perplasur nje kalimtar, qe thuhet se ishte kthyer nga pazari, pasi kishte me vete edhe nje qese me ushqime.

Kalimtari, identifikuar si Qemal Lamani, eshte transportuar me urgjence ne spital, por nuk ka mundur t’i mbijetoje dot plageve te renda qe ka marre dhe ka nderruar jete.

Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes dhe ka shoqeruar shoferin, K. Ibrahimi, 35 vjec.

INFORMACIONI PARAPRAK 

Rreth orës 07:50, në lagjen “Ujë i Ftohtë” në rrugën e unazës, automjeti tip BMV me drejtues shtetasin K.I ka goditur aksidentalisht këmbësorin Q. L., 75 vjeç, banues në Vlorë, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal në gjende të rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin K.I., 35 vjeç, banues në Vlorë, me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me aksidentin.

(Kosova Sot Online)