Hoti pas takimit me sindikatat: U dakorduam që qeveria ta dërgojë në Kuvend, Ligjin për Paga sa më shpejt

  • E.K /
  • 01 July 2020 - 15:39
 Hoti pas takimit me sindikatat: U dakorduam që qeveria ta dërgojë në Kuvend, Ligjin për Paga sa më shpejt

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka mbajtur një takim me Sindikatat e Sektorit Publik, një ditë pasi Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë Ligjin për Paga.

Pas këtij takimi, shefi i Qeverisë tha se në koordinim më këto sindikata do ta bëjnë një ligj e ta dërgojnë për procedim në Kuvend.

“Shqetësimin që ata e kanë në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e Pagave sepse konsideroj se vendimet e Gjykatës nuk komentohen por pranohen”.

“Ne u dakorduam që qeveria të fillojë ta dërgojë në Kuvend, Ligjin për Paga sa më shpejt. Në grupin punues do të jenë të gjithë sindikatat”.

“Pra zotimi jonë është që sa më shpejte ta procedojmë sa më shpejtë në Kuvend. Do të kemi mundësi që t’i adresojmë ato kërkesa që i kanë si sindikatë, dhe po e shprehim zotimin tonë si Qeveri se do të mundohemi që brenda mundësive tona t’i adresojmë nevojat më urgjente të sektorit publik”, tha Hoti.

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në sektorin publik, duke e pranuar kërkesën e Avokatit të Popullit pas ankesave të disa sindikatave.

Pas dy pezullimeve, Gjykata ka vendosur që ky ligj në tërësi nuk është në përpuethshmëri me disa nene të Kushtetutës së Kosovës.

Gjykata ka thënë se ka ardhur në përfundim se ligji i kontestuar nuk kishte harmonizuar pagat në nivel të të gjithë sektorëve.

Aty ka theksuar se ka pasur përjashtime arbitrare dhe të paarsyetuara për disa institucione, përfshirë: Forcën e Sigurisë së Kosovës, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Bankën Qendrore të Kosovës, dhe vet Kuvendin.

(Kosova Sot Online)