Covid i merr jetën të moshuarit, shkon në 66 numri i viktimave në Shqipëri

  • E.K /
  • 01 July 2020 - 17:25
 Covid i merr jetën të moshuarit, shkon në 66 numri i viktimave në Shqipëri

Tjetër viktimë prej Covid në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për vdekjen e një të moshuari nga Shkodra, i cili trajtohej në terapi intensive prej 12 ditësh në spitalin infektiv në Tiranë.  86 vjeçari ka ndërruar jetë sot duke e çuar numrin total të viktimave në 66 persona.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Një humbje jete ka ndodhur në spitalin infektiv, si pasojë e COVID19.

Një pacient 86-vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive prej 12 ditësh nuk e ka fituar dot betejën me COVID19, megjithë asistencën e madhe mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, për të kufizuar përhapjen e COVID19.

Nga fillimi i epidemisë, 66 qytetarë të konfirmuar me COVID19 e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm.

(Kosova Sot Online)